Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut

Shpija jote,amaneti jonë.

Banesa të reja në atdhe, vetëm nga zhvillues që i kemi verifikuar. Ti zgjedh nga larg, ne kontrollojmë lejen, pronësinë dhe kontratën.

Falas për blerësin. Komisionin e paguan zhvilluesi.

Tërhiq për ta rrotulluar, kliko një kat

Projekt shembull

Zhvillues të verifikuar

I takojmë dhe ua shohim projektet e përfunduara.

Leja dhe pronësia

Kërkojmë dokumentet dhe i kontrollojmë te burimi zyrtar.

Pa pagesë për ty

Komisionin e paguan zhvilluesi, jo blerësi.

Në gjuhën tënde

Shqip, Deutsch, English. Në WhatsApp, kur të ka nge.

Ku po kërkojmë

Projektet e para të verifikuara po vijnë. Këta janë shembuj se si do t'i shohësh.

Pamje ilustruese e ndërtesës shembull Shembull Pamje ilustruese

nga€68 000

  • Dhoma1+1 – 3+1
  • Sipërfaqja54–112 m²

Golem, Durrës

150 m nga deti, dorëzimi në 2028

Pamje ilustruese e ndërtesës shembull Shembull Pamje ilustruese

nga€74 500

  • Dhoma1+1 – 2+1
  • Sipërfaqja48–86 m²

Lungomare, Vlorë

300 m nga deti, dorëzimi në 2028

Së shpejti

Prishtinë, Shkup, Tetovë

Na trego nëse kërkon këtu, që t'i kontrollojmë të parat për ty.

Më njofto

Shtatë gjëra që i kontrollojmë para se të ta tregojmë një projekt

Shumë familje në diasporë kanë humbur para me ndërtues që zhduken pas themeleve. Prandaj asnjë projekt nuk del në faqen tonë pa i kaluar këto pika.

Lista e kontrollit për çdo projekt7 pika
  • Leja e ndërtimit

    E kërkojmë lejen dhe e verifikojmë te autoriteti që e ka lëshuar.

  • Pronësia e tokës

    Certifikata e pronësisë duhet të jetë në emër të zhvilluesit, ose me marrëveshje të qartë me pronarin.

  • Historiku i zhvilluesit

    Shohim projektet e përfunduara dhe a janë dorëzuar në afat.

  • Kontrata te noteri

    Me afate, specifikime dhe penalitete të shkruara qartë.

  • Pagesa me faza

    Paguan sipas ecurisë së ndërtimit, jo gjithçka përpara.

  • Video live nga kantieri

    Para çdo pagese e sheh kantierin live, me datë e orë.

  • Avokat i pavarur

    Të rekomandojmë avokat që punon vetëm për ty.

Nga Gjermania te çelësat, në katër hapa

  1. Na trego çka kërkon

    Qyteti, buxheti, sa dhoma. Dy minuta në formular ose në WhatsApp.

  2. Merr 3 deri në 5 projekte

    Vetëm ato që i kalojnë të shtatë pikat e kontrollit.

  3. Shiko live, pa udhëtuar

    Vizitë me video me zhvilluesin. Pyet çka të duash.

  4. Bli te noteri

    Me avokatin tënd, edhe me prokurë nëse s'mund të vish.

Si fitojmë ne?

Kur blen, zhvilluesi na paguan një komision. Ti nuk na paguan asgjë. E themi hapur, sepse besimi fillon me sinqeritet.

Çka na pyesin më shpesh

Sa më kushton shërbimi juaj?

Asgjë. Zhvilluesi na paguan komisionin pasi blen.

A mund të blej pa ardhur vetë?

Po. Shumë blerës nga diaspora blejnë me prokurë te noteri. Avokati yt të udhëzon hap pas hapi.

Çka ndodh nëse ndërtimi vonohet?

Prandaj kërkojmë pagesa me faza dhe afate me penalitete në kontratë. Paguan vetëm kur e sheh ecurinë.

A jeni agjenci e patundshmërive?

Jemi ndërmjetës. Të lidhim me zhvillues të verifikuar dhe të shoqërojmë deri te noteri. Nuk shesim prona tonat.

Në cilat qytete punoni?

Fillojmë me bregdetin shqiptar: Durrës, Vlorë, Sarandë. Pastaj Prishtinë, Shkup e Tetovë.

Na trego shpijen që kërkon

Të shkruajmë me projektet që të përshtaten. Pa asnjë obligim.

Emailthemelihomes@gmail.com
Ku do të blesh?
Sa dhoma?

Të dhënat i përdorim vetëm për të të kthyer përgjigje.